Digjen shtatë hektarë tokë në Viti

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Shtatë hektarë tokë janë djegur ditën e martë në fshatin Zhiti dhe Pozheran të Vitisë.

Policia njofton nga rastet nuk raportohet për persona të lënduar kurse tashmë zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, transmeton Telegrafi.

Më poshtë rastet e ndara sipas raportit të Policisë së Kosovës:

Fshati Zhiti, Viti 03.08.2021 – 19:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 4 hektarë të një fushe. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Fshati Pozheran, Viti 03.08.2021 – 20:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 3 hektarë fushë. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Të ngjashme