Për shkak të maltretimit të vazhdueshëm nga policia, Rufki Dogani njëri prej pjesëtareve të Grupit të Kumanovës ka djegur qelinë ku ka qenë i vendosur, raportojnë mediat në Maqedoni, përcjell rtk.
Rasti ka ndodhur para 30 minutave dhe me këtë rast ai ka marrë lëndime të rënda, thonë familjarë të pjesëtarëve të Grupit.
Ai ka qenë i revoltuar edhe për shkak se nuk i është ofruar ndihma mjekësore që e ka kërkuar nga autoritetet e burgut. Zyrtarisht ende nuk ka informacione lidhur me rrethanat si ka ndodhur rasti.