Shkup, protestohet kundër dënimit të “Grupit të Kumanovës”

Prishtinë | 05 Nën 2017 | 13:49 | Nga

Disa organizata joqeveritare sot në Shkup kanë organizuar protesta kundër aktvendimit për të akuzuarit në rastin e Kumanovës, i cili ndodhi para dy viteve gjegjësisht më 9 dhe 10 maj të vitit 2015.

Protestuesit do të marshojnë prej sheshit “Skënderbeu” deri tek Gjykata Penale e Shkupit, e cila solli vendimin për burg të përjetshëm për tetë persona të akuzuar nga “Grupi i Kumanovës”, ndërsa të akuzuarit tjerë i dënoi me gjithsej 746 vjet heqje lirie, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dashurie Sefaj përfaqësuese e familjarëve të dënuar nga Kosova tha se të gjykuarit janë manipuluar nga ish-kreu shtetëror i Maqedonisë.

Shpëtim Pollozhani derklaroi se do të protestojnë deri në lirimin e të dënuarve për rastin “Lagja e Trimave”.

Ndërsa Hisni Shaqiri para protestuesve tha se ngjarja e Kumanovës është ngjarja më e dhimbshme dhe akuzoi shtetin se drejtësinë e përdor në mënyrë selektive.

“Unë si individ nuk pajtohem me akuzat e Grupit të Kumanovës. Por Maqedonia si shtet i bën të gjitha lojërat vetëm t’i akuzojë shqiptarët. Më vjen keq se kjo çështje u hesht nga Prishtina dhe Tirana, por ne shqiptarët e Maqedonisë kemi përgjegjësinë më të madhe, pasi nuk gjetëm një herë momentin dhe t’u dalim në mbështetje bashkëkombasve tonë. Protesta duhet të vazhdojnë dhe duhet t’ia bëjmë me dije shtetit se ne jemi të bashkuar”, tha Shaqiri.

Protestuesit gjithashtu apelojnë që të zbulohen porositësit e vërtetë të ngjarjes së Kumanovës dhe kërkojnë hetim ndërkombëtar.

Protesta për Grupin e Kumanovës

Posted by Telegrafi Maqedoni on Sunday, November 5, 2017

Protesta në Shkup për Grupin e Kumanovës

Posted by Telegrafi Maqedoni on Sunday, November 5, 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme