Mbrëmë rreth orës 23:40 një lokal në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Policia raporton se ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
“Raportohet se në rrethana te panjohura është përfshi nga zjarri një lokal. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale te shkaktuara ,nuk raportohet për te lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.