Digjet një shtëpi në Hanroc të Lipjanit, dëmi kap vlerën e rreth 25 mijë eurove

Prishtinë | 04 Mar 2024 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i madh ka përfshirë një shtëpi të pabanuar në fshatin Hanroc të Lipjanit, të dielën në mëngjes, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se pronari i shtëpisë ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ekipi i zjarrfikësve ka arritur që të lokalizojë zjarrin, ndërkohë që Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Bazuar në dëshminë e viktimës, dëmi i shkaktuar kap vlerën e rreth 25 mijë eurove.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Të ngjashme