Është djegur një veturë në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Sibovc.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Reporteri.net duke thënë se nuk dihen aktualisht arsyet e djegies së veturës.
“Rreth orës 13:300 është raportuar për një veturë qe është përfshirë nga flaka në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Sibovc. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur ne informacionet e para dyshohet që përderisa vetura ishte ne lëvizje për arsye te panjohura është përfshirë nga flaka”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ajo bën të ditur se fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë nga vetura dhe nuk është lënduar.
“Ngasësi i veturës ka arritur të dalë nga vetura përderisa zjarrfikësit janë ftuar ne vendngjarje për të lokalizuar zjarrin”, ka deklaruar Ahmeti.