Policia e Kosovës njofton se në lagjen “Emshir” në Prishtinë një veture me targa vendore i është vënë zjarr qëllimisht nga dy persona të panjohur.
“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se persona të panjohur qëllimisht dyshohet t’ia kenë vënë zjarrin veturës me targa vendore, të cilën e kishte në posedim, ndërsa vetura është pronë e një mashkulli K/Shqiptar”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.