Një veturë është djegur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Nga kjo ngjarja nuk raportohet për të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e UÇK-së, në Prishtinë ku është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar”- tha Ahmeti.