Rreth mesditës së djeshme, një zjarr i madh përfshiu të gjitha mjediset e banesës së kameramanit të Radio Televizionit Shqiptar, Skëndër Cingo, në lagjen ‘Hazmurat’ të qytetit muze.
Si rrjedhojë e zjarrit, pas ndërhyrjes së zjarrfikësve të Repartit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, në banesë nuk kishte mbetur asnjë orendi.
Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë nuk kishte asnjë njeri.
Kameramani dhe bashkëshortja e tij ishin në punë, ndërsa dy fëmijët e tyre ndodheshin tek gjyshërit në një lagje tjetër të qytetit./syri.net