Shtëpia e Kulturës “Abdurrahman Gërdellaj” në qendër të Dragashit është përfshirë nga flakë, sot rreth mesditës.
Flakët kanë kapluar kulmin e ndërtesës, nën të cilin kulm ndodheshin shumë zyra të organizatave të ndryshme.
Zjarrfikësit nga Dragashi kanë dhënë maksimumin nga vetja e tyre, por pajisjet që dispononin ata, nuk kanë dhënë rezultatin e pritur.
Në ndihmë iu kanë ardhur edhe kolegët nga Prizreni, por zjarri e ka “gëlltitur” kulmin e kësaj godine në tërësi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha organet kompetente, si dhe vetë kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi.
Deri më tani, shkaqet e shpërthimi të zjarrit janë të panjohura. Nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Fotografitë dhe video: Radio Sharri