Digjet shtëpia, vdes një 76-vjeçar në Malishevë

Ilustrim
Prishtinë | 23 Sht 2023 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Në orët e hershme të mëngjesit ka marrë flakë një shtëpi në fshatin Panor të  Malishevës ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Sheremet Elezaj zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë

“Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima mashkull i moshës 76-vjeçare pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Elezaj

“Po ashtu njëri prej të mbijetuarve për shkak të gjendje   së rënduar shëndetësore, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Zjarrvënie” dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e incidentit.

Të ngjashme