Digjet vetura në autostradën Tiranë-Durrës

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Një automjet është djegur plotësisht në autostradën Tiranë-Durrës mesditën e sotme.

Ngjarja rrugore ka ndodhur në Sukth. Mjeti ka qenë në lëvizje kur ka marrë flakë.

Menjëherë drejtuesi i mjetit ka mundur të ndalojë dhe të dalë nga mjeti pa u lënduar.

Me të marrë njoftim drejt mjetit ka shkuar një makine zjarrfikëse nga Durrësi që ka shuar flakët, po pa mundur të shpëtojë mjetin që është dëmtuar plotësisht.

Paraprakisht deklarohet se zjarri është aksidental.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme