Aston Villa e ka finalizuar transferimin e Lucas Digne-s nga Evertoni.
Klubi i menaxhuar nga Steven Gerrard i pagoi plot 25 milionë funte për shërbimet e francezit.
Ish-lojtari i Barcelonës i kaloi tre vjet e gjysmë te klubi nga Merseyside, duke i bërë 127 paraqitje në të gjitha garat.
28-vjeçari ka qenë lojtar kyç i Evertonit deri në momentin kur i prishiu punët me trajnerin, Rafael Benitez, në dhjetor të vitit të kaluar.