Xhaka kritikon mentalitetin e dobët të treguar nga Arsenali në humbje nga Aston Villa

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Granit Xhaka ka kritikuar mentalitetin e dobët të treguar nga Arsenali në humbjen 1:0 të martën mbrëma në Premier League nga Aston Villa.

Xhaka u aktivizua në minutën e 46-të në vend të Lucas Torreiras. Arsenali një xhiro pa përfunduar stinori në Premier League zë vendin e dhjetë me 53 pikë.

“Sipas mendimit tim nuk mund të vish e të luash kështu. Nuk mjafton kjo dhe nuk mund të luash me mentalitet të tillë. Nuk mjaftoi për të nxjerrë rezultat pozitiv dhe e dimë se në rast të fitores ne do të kishin gjasa për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës. Por, tash duhet të fitojmë FA Cupin dhe kemi më tepër presion. Do të bëjmë çdo gjë për të fituar FA Cup”, ka thënë Xhaka për mediumet angleze.

Arsenali në finale të FA Cup më 1 gusht do të përballet me Chelsean.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme