Fakti që viti 2025 përmendet si viti i pranimit të mundshëm të Serbisë nuk do të thotë se do të ndodhë nëse vendi ynë nuk përmbush atë që është përcaktuar në kuadër të negociatave me vendet e BE ku qartë është përcaktuar harta e qartë.
Kështu ka thënë presidenti i forumit hulumtues të Lëvizjes Evropiane në Serbi Vladimir Mexhak.
Para publikimit të Strategjisë së Zgjerimit të BE-së, ai thekson se ky është “dokumenti më pozitiv” që kanë parë që nga viti 2003, nga Strategjia e Selanikut, sepse është hera e parë ku përmenden vitet, transmeton Klan Kosova.