GeForce GTX 1650 është kartela e ardhshme grafike e Nvidias e dizajnuar për segmentin e poshtëm mainstream të tregut. Kartela grafike bazohet në arkitekturën “Turing” dhe do të ketë memorie prej 4GB GDDR5, sipas informatave të insajderit industrial Andreas Schilling.
Schilling gjithashtu e publikoi dizajnin e kutisë të cilin Nvidia do ta ketë për këtë SKU. Burimi nuk e publikoi magjistralen të cilën do ta ketë kartela grafike, shkruan KOHA Ditore.
Përveç kësaj, u njoftua se Nvidia do të implementojë 6GB RAM në modelin GTX 1660. Nvidia pritet ta prezantojë kartelën grafike GTX 1660 në mes të marsit, ndërsa GPU-ja GTX 1650 pritet në fund të prillit.