Edhe një viktimë shqiptare është regjistruar në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Munih të Gjermanisë. Në një njoftim të botuar në profilin e tij në Facebook, Baton Zabërgja ka njoftuar që ka vdekur djali i xhaxhait të tij Dijamant Zabërxha.
“Me pikëllim të thellë njoftoj familjarët, shokët, farefisin se djali i axhës tim Dijamant Zabërxha 21 Vjeçar u vra dje në Minhen nga dora terroriste! O Zot na ndihmo”, ka shkruar në profilin e tij Baton Zabërgja.