Për më shumë se një vit çifti Loredana dhe Mozzik u ndanë.
Por, tanimë dyshja po shfaqen gjithë kohës së bashku, e që pamje nga përditshmëria e tyre po publikojnë edhe në rrjete sociale, shkruan Reporteri.net.
Duket se Loredana dhe Mozzik kanë lënë gjithçka anash, për t’u bashkuar e për të shijuar edhe çdo moment.
Ndonëse jeta e tyre është mes Zvicrës dhe Kosovës, çiftit nuk po i mungojnë as pushimet në vende të ndryshme së bashku me vajzën e tyre të vetme, Hanën.
Përveç kësaj, çifti i shumë përfolur solli edhe një këngë bashkë, vetëm dy javë më parë, kënga me titull “Oh Digga”.