Kanë kaluar 5 muaj nga vrasja Oliveri Ivanoviqit, ish- liderit të SDP-së në Kosovë, por ende nuk është zbardhur si rast nga autoritetet kosovare, madje agjencia serbe e lajmeve ‘Beta’ shkruan se njëra nga kamerat e vendosura në zyrat e SDP-së nuk ka regjistruar asgjë në kohën kur është vrarë Ivanoviq.
Nga zyra e Prokurorisë në Prishtinë ka folur Ksenija Bozhoviq, e cila ka thënë se kamerat e vendosura në zyrat e partisë nuk kanë regjistruar asgjë në kohën kur është vrarë Oliver Ivanoviq, pasi në atë kohë ato nuk kanë qenë duke punuar, transmeton “Panorama”.
Agjencia serbe e lajmeve ‘Beta’ raporton se njëra nga kamerat e vendosur në zyrat e SDP-së ka punuar rreth 10 minuta pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, megjithatë ka regjistruar vetëm makinën e ambulancës që ka ardhur dhe asgjë tjetër.
“Nga burimet brenda KFOR-it dhe Prokurorisë, kam mësuar se kamera e cila ishte e vendosur në pjesën e përparme të zyrës së Oliver Ivanoviq nuk kishte punuar prej 12 ditësh, nga data 4 janar. Por më pas ato kamera ishin aktive me datën 16 janar. Kishin punuar vetëm dhjetë minuta pasi u vra Oliver Ivanoviq dhe kishin regjistruar vetëm ardhjen e ambulancës”, ka thënë Bozovic bazuar në atë që ka dëgjuar brenda Prokurorisë.
Ndërkohë Zhelko Bojiq nga Policia e Kosovës ka thënë se i gjithë materiali nga kamerat e sigurisë është marrë nga policia gjatë hetimit, dhe janë dërguar në Prishtinë për përpunim të mëtejshëm.
“Autoritetet që po e hetojnë rastin kanë përgjegjësinë për atë që nuk po na lejojnë të kemi qasje në pamjet e regjistruara nga kamerat” ka thënë Bozboviq.
Oliver Ivanoviq ishte vrarë me 16 janar të vitit 2018, rreth orës 8 e 15 të mëngjesit në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicë.