Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë elektrike në veri të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha ka thënë se është dashtur të vijë në pushtet Qeveria Kurti, që të finalizohet marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015.
“Kosova ka nënshkru marrëveshje për energjinë në vitin 2013 & 2015, dhe u dashtë Qeveria Kurti për me ardh në vitin 2022, për me implementu, që m’i dhanë fund pagesës së faturave të serbëve në veri! Kurrë s’i kanë respektu as kta as marrëveshjet, e tash puna ma e madhe po na shkon duke ua përmirësu gabimet e tyre. Bile mos folni se marre”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë arritur sot marrëveshje për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është arritur në Bruksel qysh më 2013.
Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga Zyra e Rregullatorit për Energji.