Diplomacia ekonomike prezantohet në Malishevë

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 13:32 | Nga

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Besnik Hotin, drejtorin e Departamentit për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureya dhe zyrtarin për Integrime Ekonomike, Turkesh Dalifi, me të cilët kanë biseduar për projektin e ministrisë për diplomacinë ekonomike.

Hoti e njoftoi Begajn, për projektin e ministrisë për diplomacinë ekonomike dhe integrimin ekonomik të Kosovës, ndërsa drejtori i Departamentit për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureya, e sqaroi në tërësi projektin e ministrisë, rëndësinë që ka ky projekt, në raport me zhvillimin ekonomik të vendit dhe ndikimin e rëndësinë e nivelit lokal, në këtë drejtim, format e bashkëpunimit dhe rëndësinë e binjakëzimeve me komunat nga vendet tjera.

Ragip Begaj, i ka njoftuar zyrtarët e ministrisë me kapacitetet që ka Komuna e Malishevës, sidomos në fushën e bujqësisë, pastaj turizmit, si dhe kushteve të mira që ofron komuna për investitorët që duan të investojnë në Malishevë, në fusha të ndryshme, si dhe lehtësirat që ofron edhe zona e industriale, e ndarë për këtë qëllim.

Kryetari Begaj dhe zyrtarët e MPJ-së, u pajtuan për bashkëpunim të ndërsjellë me qëllim të promovimit të ofertës së komunës, në raport me investitorët e mundshëm, si nga investitorët e huaj, ashtu edhe të diasporë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme