Blerim Gjoci dhe Anisa Ismaili ka vite që i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Por, ani pse të ndarë, kjo nuk i ka penguar ish-çiftin që të bëhen bashkë në një ditë të rendësishme të vajzës së tyre, atë të diplomimit.
Ka qenë vetë aktorja Anisa Ismaili ajo e cila në llogarinë e saj në Facebook ka publikuar disa fotografi familjare nga ceremonia e diplimomit të vajzës, Melisës.
Nga martesa e tyre, Blerimi dhe Anisa kanë dy fëmijë, një djalë dhe vajzë.