Diplomojnë 416 policë të rinj

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 11:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës sot ka organizuar ceremoni solemne me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të, raporton Ekonomia Online.

Hapja e kësaj ceremonia filloi me parakalimin e kadetëve të rinj.

Në nderim të zyrtarëve të rënë  në detyrë u mbajt 1 minutë heshtje.

Me këtë rast, është bërë diplomimi i 416 oficerëve të rinj të Policisë së Kosovës, të cilët pritet të kontribuojnë në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Nga numri i lartpërmendur, 30 për qind prej tyre janë gra.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, tha se policia sot është një organizatë e strukturuar mirë me të gjitha kapacitetet organizative, pajisje teknologjike dhe kapacitete njerëzore profesionale.

“Puna juaj do të jetë një punë mjaft e vështirë dhe sfiduese, mirëpo një punë mjaft e çmuar nga qytetarët e Kosovës”, tha Qalaj, duke shtuar se ky është edhe misioni ynë që ne t’i shërbejmë qytetarëve të Kosovës, duke i trajtuar të barabartë”, tha ai.

Qalaj shtoi se kadetët e rinj i pret një punë mjaft e vështirë , mirëpo një punë shume e çmuar nga qytetarët.

“Do të jetë një punë mjaft e vështirë mjaft sfiduese , mirëpo një punë shumë e çmuar nga qytetarët e Kosovës meqenëse ju do të shërbeni do të mbroni qytetarët dhe pronën dhe shumë shpesh do të shpëtoni jetë”.

“Misioni ynë është ti shërbejmë popullit të Kosovës dhe ti trajtojmë të gjithë të barabartë. Ne kemi shumë detyra duke nis nga ruajtja e jetës dhe pronës dhe duke përfunduar te sigurimi i kufirit shtetëror. Ne krenohemi me këtë gjeneratë të kadetëve , kemi arrit që ti kemi 30% të kolegeve tona femen, mirëpo duhet të krenohen të gjitha koleget sepse kanë kaluar me meritë dhe për atë janë sot këtu. Dje ka qenë dita e grave police , në shumë vende të botës bëjnë përpjekje të kenë një përfaqësim më të madh gjinore he asnjë vend i botës nuk ka që të kenë 30% femra. Kjo është Kosova jonë këta janë kadetët tanë dhe kjo është policia Kosovës”.

Ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se kadetët duhet ta mbrojnë këtë besueshmëri vetëm me respektimin e ligjit.

“Vërtet është kënaqësi të drejtohem kësaj gjenerate , gjeneratës së 54-të. Ky diplomim po ndodh pas disa arritjeve mjaft të mëdha, ditë më parë policia e Kosovës dhe akademia për siguri publike mbushen 20 vite , por ata e shënuan edhe një të arritur të jashtëzakonshme në anëtarësimin e rrjetit ndërkombëtar të trajnimit policor Francopol. Programi që ju ofrua është me përvojat më të mira ndërkombëtare. Edukimi është komponent më i rëndësishëm i një sistemi. Ju tani po bartni uniformën e institucionit që ka besueshmërinë më të lartë te qytetarët e Kosovës , dhe ju lutna që të mirëmbahet kjo besueshmëri. Është shumë me rëndësi që mirëmbajtja e kësaj besueshmërie të bëhet duke e respektuar ligjin”.

Drejtor i Akademisë së Policisë për Siguri Publike, Smajl Smakiqi, tha se kadetët gjatë javëve në akademi kanë fituar shumë shkathtësi dhe janë të gatshëm që të ardhmen të ushtrojnë profesionin e tyre.

“Viti 2019 ka qenë me më së shumti kadetë. Ju gjatë këtyre 34 javëve të kaluara në akademi keni fituar shkathtësi që në të ardhmen të ushtroni profesionin tuaj. Profesionin tuaja ushtrojeni duke ju shërbyer qytetarëve të atdheut tuaj pa asnjë dallim. Fuqia juaj është kolegët tuaj , me të cilët ju do ti luftoni njerëzit e këqij. Sa më parë të fillojë edhe trajnimi i  gjeneratës së 55 të policisë së Kosovës. Akademia ka hijeshi vetëm kur është e mbushur me kadetë”.

Drejtoresha e Programit ICITAP për Kosovë, Cimberly White, u ka dhënë disa këshilla kadetëve që të zbatojnë ligjin në mënyrë të barabartë pa dallime.

“Gjenerata e 54 e policisë së Kosovës ju ja dolët. Sot një ditë për të festuar he për të frymuar lirshëm , atëherë ky moment është i juaji dhe ju e keni merituat. Me shumë krenari shikojë mesin tuaj dhe shoh shumë gra dhe jam shumë krenare dhe policia është shume më reflektuese në punën ku ju shërbeni. Jeni të guximshëm dhe bëjeni atë që është e drejtë , jeni të fortë dhe qëndroni kundër atyre që ndërhyjnë në drejtësi , jeni të guximshëm dhe vraponi drejt rrezikut për të mbrojtur qytetarët tuaj , jeni të nderuar dhe zbatoni ligjin në mënyrë të barabartë pa bërë dallime, asnjëherë mos harroni se edhe ju jeni pjesë e komunitetit”.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu, tha se policët e rinj duhet t’u përmbahen rregullave të shtetit ligjor.

“Nuk është vetëm kënaqësi qe jemi vetëm këtu sot por është edhe një nder. Për gjeneratën e re ju po kaloni në vijën e suksesit e cila është krijuar për 20 vite me radhe dhe me bindje që ju do të vazhdoni këtë vijë të suksesit. Ju lutem t’i përmbahen rregullat e shtetit ligjor, jeni profesional dhe përmbahuni rregullave më të mira profesionale gjatë detyrës dhe së fundi jeni krenar për uniformën të cilën e mbani dhe shërbimin që i ofroni komunitetit”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, tha se kadetët e kanë borxh t’i shërbejnë flamurit.

Unë fillimisht në emër të bordit të drejtorëve të akademisë të ju falënderoj të gjithë familjarëve që ka bërë këtë ceremoni kaq madhështore dhe për mundin që rritet këta djem e këto vajza për shkollimin dhe edukimin dhe që sot janë pjesë e familjes më të madhe të policisë së Kosovës. Ju policë të rinj nuk është shumë kohë e gjatë kur gjithë këto burra e gra kemi qenë në të njëjtën pozitë që jeni ju sot , e sigurisht ju do ta keni një rrugëtim të njëjtë . Gjatë këtij rrugëtimi keni 3 borxhe , t’i shërbeni flamurit, t’i bëni prindërit të mburren me ju , t’i shërbeni flamurit të policisë”.

Zëdhënësi i gjeneratës së 54-të,  Pajtim Thaçi, tha se ne do të angazhohemi të japim maksimumin për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë.

“Ne emër të gjeneratë së 54 të policisë së Kosovës ju shprehi falënderime për pjesëmarrjen tuaj në këtë ceremoni. Që nga dita e sot familja e madhe dhe e shenjtë do ta ketë në krah dhe zotohemi që do ti kryejmë gjitha detyrat sipas ligjit të  Republikës Kosovës. Ne do të angazhohemi të japim maksimumin tonë për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë dhe do ti mbrojmë të drejtat e të gjithë qytetarëve të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha ajo, raporton EO.

Të ngjashme