Dhjetëra persona, shumica prej tyre fëmijë janë vrarë apo plagosur pas sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në veri të Jemenit.
Autobusi ishte duke udhëtuar nga dyqani Dahyan në provincën Saada, të kontrolluar nga rebelët.
Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga rebelët huthi ka thënë se të paktën 43 persona janë vrarë.
Kryqi i Kuq ka njoftuar se shumica e viktimave kanë qenë nën moshën 10 vjeçare.
Koalicioni, i cili mbështet Qeverinë e Jemenit në luftë kundër rebelëve huthi nuk ka komentuar ende për këtë incident.
Po ky grup ka insistuar më parë se nuk shënjestron civilët, mirëpo grupet për të drejtat e njeriut kanë akuzuar të njëjtin për sulme në dyqane, shkolla, spitale dhe zona të banimit.
Pothuajse 10,000 persona, dy të tretat e cilëve civilë, janë vrarë prej kur rebelët huthi kanë fituar kontrollin e pjesës më të madhe në veri të shtetit, duke përfshirë kryeqytetin Sanna më 2014, çka ka shtyrë presidentin, Abdrabbuh Mansour Hadi të jetojë në ekzil në Arabinë Saudite.
Një vit më vonë, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka ndërhyrë në konflikt.