Ja disa këshilla për një intervistë pune të suksesshme dhe 7 gjërat që nuk duhet ti thoni asnjëherë intervistuesit tuaj.
E urreja shefin tim
Shmangni shprehjen e urrejtjes për shefin tuaj të mëparshëm gjatë intervistës sepse mund të lini një përshtypje shumë negative. Më pas intervistuesi do t’ju pyes për arsyet e urrejtjes tuaj. Në mënyrë që të shmangni pyetje jo të përshtatshme, mos i tregoni intervistuesit se ju nuk e pëlqenit shefin tuaj, shkruan Ekonomia Online.
Nuk kam asnjë informacion për kompaninë tuaj
Ju duhet të jeni të mirinformuar për kompaninë për të cilën po aplikoni. Kjo është një pyetje shumë e zakonshme, që bëhet pothuajse në çdo intervistë. Po të thoni nuk di asgjë për kompaninë mund të lini një përshtypje negative tek intervistuesi.
Më duhet t’i marr pushim këto ditë
Shumë herët për të diskutuar për diçka të tillë.
Jo, nuk kam asnjë pyetje për ju
Nëse thoni se nuk keni asnjë pyetje për kompaninë apo punën, tregon se kandidati nuk është shumë i interesuar për pozicionin e punës. Prandaj do të ishte shumë mirë të përgatisni disa pyetje për t’ia bërë intervistuesit.
Sa kohë do të më duhet për t’u promovuar?
Asnjëherë mos bëni pyetje të drejtpërdrejta si: “Sa kohë do më duhet për t’u promovuar”, sidomos në fazën fillestare. Megjithatë kjo pyetje mund të bëhet për të qartësuar dhe për të marr më shumë detaje në lidhje me rrugën e karrierës që duhet ndjekur për të arritur në një pozicion më të mirë.
Pyetje rreth preferencave fetare ose partiake
Shmangni biseda të panevojshme, si për fenë ose përkatësinë partiake, sepse mund t’ju çojnë në debat. Mundohuni gjithmonë që për preferencat personale të mos thoni shumë detaje.
“Siç e ka thënë edhe Churchili…”
Mos i mësoni përmendësh përgjigjet sepse kjo nuk i bën përshtypje intervistuesit, madje mund të lini përshtypje të keqe.