Nga sonte kanë hyrë në fuqi vendimi për përkufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në disa komuna të Kosovës, ku përhapja e pandemisë Covid-19 është më e madhe.
Ndër to edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e cila po vazhdon të kryesojë listën e vendeve më të prekura nga koronavirusi.
Policia e Kosovës ka dalë në teren për të parë sa po respektohen masat.
Policia ka ndalë disa persona në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë të cilët nuk i kanë respektuar masat dhe ka inspektuar disa kaifetri që nuk i kanë mbyllur lokalet edhe pse ka kaluar ora 21:00,