Sami Ahmetaj, i cili dha dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, është anëtarësuar në partinë e Ramush Haradinajt.
Lajmin për anëtarësimin e tij në AAK e ka dhënë vetë Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook.
“Jam i lumtur të mirëpres në Aleancë, z.Sami Ahmetaj, ish-kryetar i pikës në Dardani të Pejës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.
Duke cituar fjalët e tij, Samiu pas 13 viteve besim në demagogji mashtruese, sot kaloi nga populizmi në politikë serioze e kombëtare.
Me një Aleancë të fortë në Parlament dhe me mua si President i vendit, ne do të jemi kundërpeshë dhe të sigurojmë stabilitet dhe forcë për ta çuar Kosovën përpara së bashku.
Ashtu si Samiu, gjithnjë e më shumë qytetarë po na mbështesin, duke kuptuar se vendi ynë është në udhëkryq dhe Kosova ka nevojë për vepra të mëdha dhe jo vetëm fjalë të mëdha”, shkruan Haradinaj,.