Një nga përcaktuesit për të korrur sukses dhe në fushën e udhëheqjes është forca mendore. Për të arritur përsosmëri në çdo fushë, keni nevojë për ambicie, përpjekje dhe disiplinë. Kjo do të thotë se duhet të jeni i gatshëm të punoni shumë dhe të vazhdoni edhe përballë betejave.
Këto janë disa nga shprehitë që ju ndihmojnë në këtë aspekt:
Ne jetojmë në epokën e informacionit, por jo të gjithë po i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ajo ofron për të mësuar. Njerëzit duhet ta shohin mësimin, jo si një proces të lodhshëm, por si një rutinë thelbësore për të zhvilluar personalitetin e tyre dhe shëndetin e tyre mendor. Ju duhet ta shikoni të mësuarit si një mënyrë për të përmirësuar veten dhe si një mënyrë për të përparuar në këtë botë shumë konkurruese.
Shrytëzojeni kohën duke mësuar për gjërat, të cilat ju ndihmojnë të jeni më të mirë për veten tuaj, të jeni vlerë e shtuar aty ku punoni, për klientin dhe për shoqërinë. Mos humbni kohë me gjërat e kota, me gjërat në të cilat nuk ke mundësi të ndikoni, me gjërat të cilat të ngarkojnë me negativitet për arsye se të gjitha këto t’a dëmtojnë shëndetin mendor dhe të shkaktojnë depresion dhe mossukses në jetë.
Ndryshimi është një faktor i vazhdueshëm në jetë; duhet të mësosh që asgjë nuk mbetet njësoj. Duhet forca mendore të jetë fleksibël dhe të përshtatet ndaj rrethanave të ndryshme. Kështu që, më mirë mësoni të punoni drejt zgjidhjeve pa marrë parasysh ndryshimin e rrethanave.
Është njeri i madh, ai, i cili jep diçka për tjetrin, pa pritur asgjë në këmbim. Kjo është vlerë e shtuar e juaja.
Njerëzit mendërisht të fortë krijojnë shtigjet e tyre. Ndonjëherë ju duhet të jeni krijues dhe të mendoni jashtë kutisë për të arritur qëllimet tuaja – për të dalë nga zona juaj e rehatisë ose për të marrë një rrugë të panjohur. Ajo që është thelbësore është që të jeni të orientuar drejt zgjidhjes dhe t’i shihni problemet si mundësi.
Nëse nuk besoni në veten tuaj, kush do ta bëjë tjetër? Nuk ka të bëjë me atë që të tjerët duhet të thonë për ju; është ajo që duhet të thuash për veten tënde. Të gjithë ne përballemi me sfida çdo ditë, por kur të jeni të vendosur për dëshirat tuaja, do të arrini gjërat që dëshironi më shumë.
Sukseset dhe dështimet tuaja janë tek ju dhe tek askush tjetër. Edhe pse disa njerëz preferojnë të fajësojnë të tjerët, ju bëheni të fortë mendërisht duke pranuar gabime dhe duke marrë përgjegjësi për sfidat me të cilat përballeni.
Pyetjet e duhura ofrojnë përgjigjet e duhura. Duhet forcë mendore për të kuptuar emocionet, pikat e forta dhe të dobëta. Vlerësimi i emocioneve tuaja dhe njohja e vetvetes mund t’ju ndihmojë të mbani një qëndrim të qetë edhe gjatë kohës së krizave.