Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e një prishje të dy gypave të ujit mëngjesin e sotëm, dy zona të ndryshme kanë mbetur pa ujë.
Siç njoftojnë ata, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, njëra në mes të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Luan Haradinaj” në Prishtinë dhe tjetra në rrugën “Bajram Bahtiri” rruga që të shpie në fshatin Llukar.
KRU Prishtina thotë se sanimi i tyre veçse ka filluar, deri në rregullimin e tyre, zonat e lartcekura mbesin pa ujë.