Diskutohen rekomandimet e dala nga procesi i Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka mbajtur takime të ndara me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Bahri Hyseni, ku kanë diskutuar për rekomandimet e dala nga procesi i Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit. Në këtë takim e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e Ambasadës Amerikan në Kosovë, znj. Lena Morton Oëens.

Ministri Selimi falënderoi Kryesuesit dhe përfaqësuesit e Këshillave për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj këtij procesi, si dhe për gatishmërinë që ta mbështesin edhe më tutje atë drejt finalizimit.

Pasi u diskutuan propozimet kryesore nga procesi i RFSL-së, ministri Selimi paraqiti planet e Ministrisë për ta përfunduar këtë proces së shpejti me draftimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit, deri në fund të muajit të ardhëm.

Ministri dhe Kryesuesit u pajtuan që hapi i radhës do të jetë diskutimi dhe formalizimi i këtyre rekomandimeve në Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, dhe më pas të vazhdohet me integrimin e tyre në Planin e Veprimit të Strategjisë.

Deklarata e ministrit Selimi:

Sot me shumë kënaqësi prita në Ministrinë e Drejtësisë Kryesuesit e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial për të diskutua  rekomandimet e dala nga procesi i Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit. Bashkë me ta, dhe me partnerët tanë nga Ambasada Amerikane, diskutuam veçmas rekomandimet kryesore të këtij procesi si dhe planet tona për ta kurorëzuar shpejt këtë proces me miratimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit. Për mua si Ministër, është me rëndësi që të jemi në koordinim të plotë dhe në linjë të njëjtë me Këshillat për rekomandimet kyçe që dalin nga ky proces, përfshirë këtu masat që i kemi propozuar në ngritjen e llogaridhënies, efikasitetit e transparencës së sistemit. Më vjen mirë që Kryesuesit e rikonfirmuan përkrahjen e tyre për këto rekomandime kryesore, dhe që u zotuan se këto diskutime do t’i vendosin për diskutim edhe në organet kolegjiale të Këshillit Gjyqësor e Prokurorial.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme