KGJK zgjedh Shefqet Balecin gjyqtar mbikëqyrës për Gjykatën e Drenasit

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e 274-të, të mbajtur të mërkurën ka zgjedhur udhëheqësit për dy nga degët e Gjykatës Themelore në Prishtinë, asaj të Podujevës dhe të Drenasit.

KGJK ka zgjedhur gjykatësin Minir Hoti si gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, pasi ky i fundit mori besimin e tetë anëtarëve të Këshillit që morën pjesë në votim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, si gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, Këshilli ka zgjedhur gjykatësin Shefshet Baleci. Pro kandidaturës së tij votuan gjithsej tetë nga anëtarët e Këshillit që morën pjesë në votim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme