Diskutohet integrimi i hekurudhave të Kosovës në rrjetin evropian

Prishtinë | 26 Gus 2016 | 09:52 | Nga

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Kompanitë e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos dhe Trainkos organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me gjendjen ekzistuese te Hekurudhave të Kosovës dhe integrimin e tyre në rrjetin hekurudhor Evropian.

Kjo tryezë e këtij formati do të veprojë si një platformë diskutimi në mes zyrtarëve të qeverisë dhe palëve të interesuara publike dhe private, si dhe subjekteve tjera, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurisë në trafik me fokus në transportin hekurudhor.

Diskutimet e folësve do të orientohen në realitetet aktuale duke u përpjekur në gjenerimin e ideve për platforma të reja drejt përmirësimit dhe zhvillimit të hekurudhave të Kosovës, si një proces që do të integrojë vendin me vendet fqinje dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian.

Tryeza organizohet nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Kompanitë e Hekurudhave të Kosovës Infrakos SH.A. dhe Trainkos SH.A.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme