Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri organizojnë në tryezën e diskutimit “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të minierave dhe mineraleve – Projektligji i ri për Miniera dhe Minerale”.
Tryeza e diskutimit mbahet si aktivitet shtesë përpara dëgjimit publik që do të mbahet në Kuvend në fazat e ardhshme.
Në këtë fazë, tryeza qëllimisht po mbahet jashtë objektit të Kuvendit në mënyrë që diskutimi të tejkalojë natyrën formale të dëgjimeve publike dhe palë të ndryshme të kenë rastin të shtrojnë problemin nga këndvështrimi i tyre.
Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri është në fazën e hartimit të projektligjit për Miniera dhe Minerale.
Ky aktivitet i Komisionit, ka ardhur pas monitorimit të zbatimit të Ligjit Nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet ku u konstatua nevoja për një ligj të ri për Miniera dhe Minerale.
Me qëllim të përfshirjes së sa më shumë palëve në procesin e hartimit të këtij ligji dhe debatit mbi dispozitat e tij, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri organizojnë në tryezën e diskutimit “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të minierave dhe mineraleve – Projektligji i ri për Miniera dhe Minerale”.