Diskutohet situata aktuale e komuniteteve RAE në Kosovë

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 14:35 | Nga

Romët, ashkalitë dhe egjiptasit e margjinalizuar përballen me qasje të kufizuar në mundësi në pothuajse çdo aspekt të zhvillimit njerëzor, siç janë të drejtat themelore, shëndetësia, arsimi, banimi, punësimi dhe standardi i jetesës, argumenton Anketa Rajonale për Romët 2017, që u lansua sot në Prishtinë.

Anketa është përmbledhja e parë e madhe e të dhënave për romët, ashkalitë dhe egjiptasit e margjinalizuar e kryer në Kosovë. Të dhënat për Kosovën u prezantuan sot në një punëtori ku morën pjesë Stefano Gnocchi, zyra e BE-së në Kosovë Këshilltar Politik/dhe Komunitete të zyrës së BE-së në Kosovë, Diego Garrido, Zyrtar i Lartë i Operacioneve në Bankën Botërore në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, Zëvendës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Sheila Marnie, Qendra Rajonale e UNDP-së në Stamboll dhe partnerë lokalë nga ZKM / Zyra për Qeverisje të Mirë, Këshilli Konsultativ për Komunitete dhe OJQ-të lokale që punojnë me komunitete të cenuara.

Të dhënat kryesore të anketës tregojnë se ekziston një dallim i gjerë midis romëve, ashkalive dhe egjiptasve të margjinalizuar dhe fqinjëve të tyre që nuk i përkasin këtyre komuniteteve në aspektin e aftësive njerëzore dhe mirëqenies materiale.

Përderisa shkalla e regjistrimit në arsimin parafillor tek fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas të margjinalizuar në Kosovë është relativisht e lartë, vetëm 60 përqind e të rinjëve nga këto komunitete të margjinalizuara të moshës 18-21 vjeç kanë përfunduar arsimin e detyrueshëm. Gratë rome, ashkali dhe egjiptase vazhdojnë të martohen të reja, martesa e hershme është dukuri e vazhdueshme dhe e lartë. Kushtet e jetesës vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh pasi këto komunitete të margjinalizuara kanë më shumë gjasa të jetojnë në banime të mbipopulluara dhe në lokalitete ku mbeturinat nuk grumbullohen, si dhe kanë më pak gjasa të kenë qasje në ujësjellës dhe energji elektrike.

Pjesëmarrësit në punëtori diskutuan se cilat mund të jenë implikimet e rezultateve të anketës në hartimin e politikave dhe programeve dhe si të përdoren të dhënat për qëllime monitorimi, vlerësimi dhe raportimi.Sondazhi u mbështet nga Drejtoria e Përgjithshme për Negocim të Fqinjësisë dhe Zgjerimit (DG NEAR) të Komisionit Evropian dhe u implementua nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Banka Botërore (WB).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme