Mbahet mini-maratona “Vrapo për dije”, ndihmohen nxënësit e komuniteteve me mjete shkollore

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 11:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kryeqytet është mbajtur mini-maratona “Vrapojmë për dije” në ndihmë të nxënësve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i kësaj maratone ishte grumbullimi i mjeteve të cilat do të përdoren për blerjen e materialit shkollor për nxënësit e këtyre komuniteteve.

Orhan Butiq, nga Organizata për mbrojtjen e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, tha se qëllim është që të ndihmohen nxënësit e këtyre komuniteteve me për kalimin e barrierave në fillim të vitit të ri shkollor.

“Qëllim është që të ndihmohen nxënësit e këtyre komuniteteve dhe grupeve të cenueshme për kalimin e barrierave në fillim të vitit të ri shkollor. Krejt mjete e grumbulluar do tu dedikohen nxënësve për material shkollor”.

Ai ka treguar se pjesëmarrës ishin nxënës të shkollave nga komuna të ndryshme, por edhe qytetarë që kanë dashur të kontribuojnë.

“Pjesë kanë marrë nxënës të komunave të ndryshme  dhe të gjithë qytetarët që kanë dashur të kontribuojnë”.

“Qëllimi është vetëdijes i institucioneve për rëndësinë e arsimit për ata është edhe tema e maratonës ‘Vrapojmë për dije’, por edhe aspekti humanitar”.

MiniMaratona ka qenë e ndarë në dy kategori për fëmijë ( femra- meshkuj) 
me vrapim 1km (vajtje, ardhje) dhe kategoria për të rritur (femra – 
meshkuj) me vrapim 5km (vajtje, ardhje).

Nga kjo janë ndarë gjithsej 12 shperblime për secilen kategori nga tre 
çmime si: vendi i parë , i dytë dhe i tretë.

Të ngjashme