Është mbajtur punëtoria e Grupit Punues për themelimin e One-Stop-Shop si dhe harmonizimin e legjislacionit për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë (BRE) në Kosovë, organizuar nga Projekti Repower Kosova USAID.
Në kuadër të kësaj punëtorie është prezantuar Udhëzimi Administrativ për themelimin e One Stop Shop për BRE të hartuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, dokument për të cilin palët kanë paraqitur komentet e tyre.
Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, tha me këtë rast se grupi punues ka qenë i përkushtuar për arritjen e objektivave, ndërsa shtoi se MZhE ka dhënë të gjitha komentet në hartimin e koncept dokumentit për themelimin e One Stop Shop.
“Ne si ministri i kemi dhënë komentet, RePower po ashtu i ka dhënë komentet e veta dhe në fazën që ne kemi hapur diskutimin publik kemi pranuar një koment edhe nga Ministria e Administratës Publike, që lidhet me harmonizimin e legjislacionit sekondar”, tha ajo.
Projekti RePower Kosova ka asistuar MZhE-në për hartimin e Udhëzimit Administrativ për themelimin e One Stop Sho për BRE-të, dhe asistonim i ZRrE-së për të shënuar progres të rëndësishëm në amandamentimin e Rregullës Ekzistuese për Skemën Mbështetëse.
Edhe përfaqësues tjerë institucional kanë dhënë kontributin e tyre për të adresuar çështjet që lidhen me harmonizimin e legjislacionit për OSS.