Disney prezanton pamjet e para zyrtare të “Lion King”

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Disney të mërkurën e prezantoi trilerin e parë zyrtar për filmin e ardhshëm amerikan “Lion King”, raporton Billboard.

Ky rimejk i filmit legjendar të animuar të Disney nga viti 1994, premierën e tij fillimisht do të duhej ta ketë në ShBA më 19 korrik të këtij viti, dhe pastaj në kinematë në të gjithë botën.

Image

Në film zërat e personazheve i huazuan disa nga emrat më të mëdhenj të aktorëve, ndër të cilët janë: Donald Glover, Seth Rogen, Chiwetel Ejiofor, Alfre Woodard, Billy Eichner, John Kani, John Oliver, Beyonce dhe James Earl Jones, shkruan KOHA Ditore.

Skenari për publikimin e sivjetshëm të filmit klasik “Lion King” është shkruar nga Jeff Nathanson, ndërsa për regji dhe produksion përgjegjës është Jon Favreau.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme