Beyonce nënshkruan marrëveshje 100 milionë dollarëshe për tre filma të ri

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Beyonce duket se po nënshkruan një marrëveshje të madhe me Disney, studion me të cilën ajo punoi në ribotimin e The Lion King në vitin 2019.

Këngëtarja e njohur për hitin Crazy In Love dhe Single Ladies – është gati të bije dakord për një marrëveshje 100 milionë dollarësh me kompaninë për të punuar në tri projekte të reja.

Një nga projektet e para do të jetë kolona zanore për Black Panther 2, e cila do të dalë në 2021.

“Disney ka paraqitur një marrëveshje e cila do të sigurojë Beyonce për tre projekte të mëdha, duke përfshirë vazhdimin e Black Panther,” tha një burim. Do të ketë edhe dy projekte shtesë.

“Beyonce është bërë një lojtare kryesore për Disney dhe është përshtatja e përsosur për markën e tyre,” i tha një burim faqes.

“Ajo ka punuar në një numër projektesh për ta, duke përfshirë zërin e Nala në The Lion King, dhe tani ata janë të prirur ta sigurojnë atë për më shumë projekte”.

“Pas suksesit kur Meghan Markle në filmin Elephant, ata kanë projekte të cilat përputhen në mënyrë të përsosur me markën e Beyonce”.

“Bisedimet janë ende në vazhdim por janë detajet përfundimtare që po hidhen tani”.

Ajo së pari ka punuar për Disney në 2007 me Alice In Wonderland si pjesë e serive Disney Dream Portret.

Para se të bëhej një këngëtare e njohur dhe të martohej me Jay-Z, Beyonce kishte punuar në vitin 2002 në Austin Power In Goldmember. Pastaj erdhën filmat e vitit 2006 The Pink Panther dhe Dreamgirls. Në vitin 2008 Cadillac Records dhe The Lion King.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme