Beyonce feston pesëvjetorin e albumit të saj ikonik “Lemonade”

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Beyonce rikthehet mbrapa duke kujtuar albumin e saj historik “Lemonade”.

Ylli i muzikës pop, 39 vjeçare përmes një postimi të publikuar në Instagram e quajti atë ‘një nga artet e preferuara’ duke ndarë edhe një galeri me fotografi nga projekti.

“Unë jam mirënjohëse që kjo pjesë e punës ka bërë jehonë kaq shumë me kaq shumë njerëz”, tha mbretëresha e muzikës në përshkrim. “Jam shumë mirënjohëse për të gjithë shpirtrat e bukur të përfshirë në bërjen e një prej pjesëve të mia të preferuara të artit. Derisa po festoj përvjetorin e pestë të Lemonade, unë i inkurajoj të gjithë të vazhdojnë shërimin, dashurinë, faljen dhe ngritjen”.

Ajo përfundoi, “Shpresoj që të gjeni gëzim sot”.

“Lemonade” u publikua më 23 prill në 2016, përmes filmit të saj me të njëjtin titull, premiera e të cilit ishte bërë në HBO.

Albumi vizual me 12 këngë u lansua nga Parkwood/Columbia Records pas debutimit të filmit, fillimisht si një ekskluzivitet përmes Tidal.

Me hitet si Hold Up”, “Formation”, “All Night” dhe “Sorry”, “Lemonade” debutoi në Nr. 1 në Billboard 200. Seti përfshin paraqitje nga Jack White, James Blake, The Weeknd dhe Kendrick Lamar etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme