Bëri historinë në “Grammy”, Beyonce ndan imazhe të reja nga paraqitja glamuroze

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Beyonce u bë emri më i komentuar nga ceremonia “Grammy”, këtë vit.

Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Beyonce, vazhdon të mbetet ndër emrat më të suksesshëm në këtë fushë, shkruan lajmi.net.

Artistja, së fundi mori pjesë në ceremoninë “Grammy Awards”, në të cilën ka thyer rekord sërish.

Ajo u bë këngëtarja që ka fituar 28 çmime në këtë event, duke treguar edhe një herë se është e pakonkurrencë në këtë drejtim.

Beyonce u komentua shumë edhe për paraqitjen në tapetin e kuq, ku rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.

Ajo kishte veshur një fustan gri plot shkëlqim, të kombinuar me një maskë, e cila ia mbulonte tërësisht fytyrën.

Në llogarinë e saj në Instagram, Beyonce ndau fotografi të shumta nga kjo paraqitje dhe mori komente të shumta.

Beyonce në disa prej imazheve u shfaq krah partnerit të saj Jay-Z, i cili i qëndron pranë në çdo rrugëtim. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme