Distria Krasniqi ashtu si i ka hije, është fituese e medaljes së artë në kategorinë -52 kg në garën prestigjioze “Grand Slam” që u mbajt në Paris të Francës.
Xhudistja e kombëtares së Kosovës, ka dëshmuar super paraqitje në finale ndaj hungarezes Reka Pupp, duke e mposhtur dhe stoliset me medalje të artë.
Distria Krasniqi ka treguar klasin e saj.
Disi në stilin e kampiones olimpike, ka shkatërruar një nga një rivalet.
Ajo ka menaxhuar luftërat me qetësi dhe duke i mposhtur një nga një rivalet, që nga rrethi i dytë e deri në finale.
Fillimisht e hoqi qafesh spanjollen Marina Diez Castello, duke e mposhtur me ippon.
Pastaj në çerekfinale ia tregoi vendin edhe mungolezez Sosorbaram Lkhagvasuren.
Distria bëri luftë të madhe në gjysmëfinale ndaj francezes, nënkampiones olimpike në Tokio, Mandine Buchard.
Disi me mjeshtrin e saj e mposhti para kohe rivalen franceze.
Mbi 15 mijë shikues ishin në arenën në Paris dhe panë luftëra interesante të xhudisteve dhe xhudistëve.