Xhudistja pejane Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në “Grand Slamin” e Hungarisë.
Rrethin e parë, Krasniqi e kaloi pa luftë, kurse në atë të dytin ishte më e mirë se hungarezja Eva Csernoviczki. Në rrethin e tretë, Distria Krasniqi e mposhti francezen Shirine Boukli. Ndërsa në gjysmëfinale, Krasniqi e mposhti izraeliten Shira Rishony.
Ndërsa në finalen e madhe, Krasniqi e mposhti argjentinasen Paula Pareto dhe në këtë mënyrë e rrëmbeu medaljen e artë. Ky është një sukses i madh për xhudon e Kosovës, ani pse sot janë eliminuar Nora Gjakova, Flaka Loxha e Shigeki Nakamura.