Kosova ka marrë një lajm tjetër të mirë në sportin e xhudos.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë ranguar në pozitat e para të ranglistës botërore në peshat e tyre konkurruese.
Distria është renditur numri një i botës në konkurrencën e femrave për peshën -48 kilogram. Ajo ka mbledhur 5,920 pikë, duke lënë prapra mongolezen Urantsetseg Munkhbat e cila mblodhi 5,250 pikë.
Në anën tjetër, edhe Nora Gjakova është renditur si e para në ranglistën botërore të xhudos në konkurrencën e femrave për peshën -57 kilogram.
Nora udhëheq me 5,880 pikë në pozitën e parë, duke lënë prapa kanadezen Jessica Klimkait.Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës.