Dita Botërore e Sindromës Down, Osmani: Është detyra jonë të angazhohemi për mbështetjen e tyre

Prishtinë | 21 Mar 2025 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down.

Në kuadër të kësaj dite, presidentja Vjosa Osmani ka takuar persona të jashtëzakonshëm, të cilët janë të prekur nga kjo sindromë, transmeton Klankosova.tv.

Ajo i quajti ata burim frymëzimi dhe dashurie për të gjithë, duke shtuar se duhet angazhim për mbështetjen e tyre, duke krijuar mundësi të barabarta dhe një mjedis ku ata mund ta shprehin plotësisht potencialin e tyre.

“Ata janë burim frymëzimi dhe dashurie për të gjithë ne. Është detyra jonë të angazhohemi për mbështetjen e tyre, duke krijuar mundësi të barabarta dhe një mjedis ku ata mund ta shprehin plotësisht potencialin e tyre. Në Ditën Botërore të Sindromës Down, takova persona të jashtëzakonshëm—plot energji, dashuri dhe forcë. Një moment frymëzues që na kujton rëndësinë e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse. Le ta vazhdojmë së bashku këtë rrugëtim!”, ka shkruar ndër të tjera e para e vendit.

Të ngjashme