Sot është dita e fundit që ekipet në Superligën e Kosovës në futboll mund të bëjnë transferime në këtë afat kalimtar dimëror.
Klubet kosovare treguan edhe këtë herë se kanë kapacitete të transferojnë shumë futbollistë në çdo afat kalimtar.
Ndërkaq, afatin e fundit për ndonjë lëvizje tjetër eventuale, klubet elitare në Kosovë e kanë deri në mesnatën e sontme.
Llapi dhe Arbëria ishin ndër klubet më aktive në këtë merkato, duke afruar afër vetes lojtarë që do t’u ndihmojnë në arritjen e objektivave në stinorin pranveror.