Challandes është shokuar për krijimin e Superligës Evropiane

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes është shokuar nga dëshira e disa klubeve për të krijuar një Superligë Evropiane.

Ai ka kritikuar ashpër 12 klubet që kanë pranuar të luajnë në një projekt të ri privat, të ndarë nga Liga e Kampionëve. Ai ka theksuar se krijimi i një gare tjetër nuk është në të mirë të futbollit.

“Është një garë për të fituar para. Jam shumë i shokuar me dëshirën e klubeve elitare të jenë këtij projekti të ri privat”, ka thënë Challandes për “rfj.ch”.

Challandes ka drejtuar Zuerichun si trajner në Ligën e Kampionëve.

Ai ka drejtuar edhe disa klube tjera zvicerane si dhe ka qenë selektor i grupmoshave të reja të Zvicrës dhe ekipit “A” përfaqësues të Armenisë. Te Kosova si përzgjedhës është që prej vitit 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme