Dita e Pavarësisë: Ja festimet madhështore në ShBA

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 10:57 | Nga

4 Korriku i këtij viti shënon 241-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-së është ndoshta dokumenti politik më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anembanë botës.

Kryeqyteti Uashington pret gjithashtu qindra-mijëra njerëz të bëhen pjesë e festimeve, që përfshijnë fishekzjarrë dhe një koncert që do të zhvillohet në ambientet e Kongresit amerikan. Javën e kaluar shefi i policisë, Peter Newsham, tha se policia do të jetë në terren, megjithëse nuk ka asnjë kërcënim për festimet.

Ndërkohë, barrikada dhe pika kontrolli të policisë janë vendosur tek ajo që njihet si shëtitorja kombëtare.

Në Boston policia njoftoi për një prani të madhe gjatë festimeve për Ditën e Pavarësisë edhe pse nuk ka njoftime për kërcënime ndaj sigurisë.

Autoritetet lokale të zbatimit të ligjit në koordinim me FBI-në, do të përdorin dronë për të monitoruar turmat e njerëzve si dhe aktivitetet gjatë spektaklit të fishekzjarrëve në Boston.

Shfaqja zhvillohet në lumin Charles dhe pritet të tërheqë deri në 500 mijë spektatorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme