Sot është Dita e Rrotullimit të Tokës, e shpallur si e tillë në nder të fizikanit francez Leon Fuko (Léon Foucault).
Dita e Rrotullimit të Tokës përkon me demonstrimin e parë publik të Fukosë, në Paris. Në Panairin Botëror në vitin 1851, fizikani tregoi se si rrotullohet Toka, duke varur një top bronzi të mbushur me plumb nga maja e Panteonit në Paris. Kjo pajisje, e njohur tani si Lavjerrësi Fuko, tregoi se plani i lëkundjes së lavjerrësit do të rrotullohej në lidhje me rrotullimin e vetë Tokës.
Lavjerrësit e Fukosë tani mund të gjenden në muzetë e shkencës në të gjithë botën dhe janë një mjet i rëndësishëm për të kuptuar dhe mësuar rreth shkencës diellore. Ndërsa Isak Njutoni zbuloi gravitetin, ai në fakt nuk e shpjegoi shkakun pas tij, por thjesht se ai ekziston si një forcë dhe kështu kjo njohuri shkencore u zgjerua përmes Fukosë.
Pothuajse të gjithë e dinë se Toka rrotullohet rreth boshtit të saj dhe një rrotullim i plotë zgjat 24 orë. Por ajo që disa njerëz mund të mos e dinë është se shpejtësia e rrotullimit të Tokës ndryshon pak nga dita në ditë dhe nga viti në vit.
Pra, një ditë e vërtetë diellore nuk është saktësisht 24 orë, por ndryshimet janë çështje sekondash. Koncepti themelor i një dite diellore është kohëzgjatja që toka të përfundojë një rrotullim të plotë rreth boshtit të saj./atsh