Është tashmë dita e tretë që nga zhdukja e aeroplanit me të cilin po udhëtonte lojtari i Cardiff, Emiliano Sala.
Sulmuesi 28 vjeçar nuk është bërë i gjallë në këto tri ditë, duke mos u ditur kështu asgjë rreth jetës së tij.
Sot, policia e Guernsey kanë njoftuar se kanë rifilluar kërkimet për aeroplanin e zhdukur, i cili dyshohet të ketë rënë në det.
Ata këtë e kanë bërë të ditur në një postim në “Twitter” ku kanë treguar për zonat ku do të kërkojnë, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se më herët është publikuar një audio mesazh i lojtarit ku u kishte thënë miqve të tij se aeroplani është duke u rrëzuar, dhe kishte shprehur frikën e tij.