Dita më e mirë për të aplikuar për punë

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 16:10 | Nga

E dini që një moment i papërshtatshëm i dërgimit të aplikimit për punë, mund t’jua hedh në koshin e plehrave gjithë mundin tuaj? E pra, mendojeni përsëri. Ne harxhojmë orë pafund përpilimi të përmbledhjes së përsosur, duke u siguruar që të shënojmë çdo eksperiencë, çdo motivim, të etur për të dalë sa më mirë në pasqyrën e përvojës profesionale, por nuk e dimë se e gjitha mund të na rrëzohet përpara syve si një kështjellë prej rëre. Sepse duhet gjetur dita dhe ora e duhur për të dërguar një aplikim për punë, në cilindo institucion, biznes, ndërmarrje, kudo qoftë.

Sipas një studimi të ri të kryer nga Job Today, ekziston një “kohë optimale” për të dërguar një CV dhe është dita e mërkurë në orën 9:00 AM. Por, si dolën ata në këtë përfundim? Ata zbuluan se 17% e punëdhënësve hapin vende të reja pune të mërkurën dhe 47%  e aplikantëve janë të ftuar për një intervistë  brenda 24 orëve nga dërgimi i aplikimit të tyre. Kështu, faqja beson se sa më herët të shkoni të mërkurën në intervistën e punës, aq më të larta do t’i keni shanset për t’u vënë re.

Duke folur për Grazia-n, bashkëthemeluesi i Job Today komentoi duke thënë: “Gjithmonë do të rekomandoj që dita e mërkurë është ideale për të aplikuar për punë. Pasqyra jonë tregon se deri në orët e drekës të së mërkurës punëdhënësit do të marrin një stuhi aplikimesh dhe shumë prej aplikantëve do të bëhen pjesë me intervista pune, pak orë pas aplikimit”, thekson ai.

Ndaj, mos harroni! Mëngjesi i së mërkurës është ideal për këtë gjë!

Të ngjashme